I vodhën me dhunë paratë një afgani, arrestohen tre të rinj në Sarandë
25/10/2022 08:27
Tre të rinj janë arrestuar në Sarandë pasi akuzohen se i kanë grabitur me forcë paratë një shtetasi të huaj afgan.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road”, u arrestuan K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Vjedhja ka ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel