Një grua është bërë objekt habie dhe përçmimi nga fqinjët e saj në Britani, teksa ka aplikuar për ndërtimin e një bunkeri gjigant bërthamor poshtë vilës së saj rurale në Sussex, në jug të Britanisë.
Fqinjët e milioneres 42-vjecares Lavinia Jacobs, janë shokuar nga lajmi se ajo do të ndërtojë një bunker nën vilën e saj shekullore, me vlerë 10 milionë paundë.
Projekti i tuneleve dhe dyerve të izoluara anti-shpërthim, thotë se: “Puna përfshin gërrmim, derdhje e formim me beton të përforcuar, me tunele që lidhen me shtëpinë”.
Operacioni gjerë i ndërtimit pritet të zgjasë disa muaj, me një kosto prej disa dhjetëra mijëra paundë, por do të jetë i kompletuar me kuzhinë, magazinë dhe katër dhoma gjumi.
Lavinia është bija e Klaus Jacobs, manjati zvicerjan i çokollatës, dhe projekti besohet se do të jetë bunkeri dytë në zotërim të saj, pas bunkerit që ka nën shtëpinë e saj në Zvicër.
Vila britanike e Jacob është vendosur në një pronë prej 20 hektarësh dhe është ndërtuar në vitin 1800.
Por fqinjët e saj kanë shprehur shqetësime duke thënë se avantazhet janë shumë të vogla në krahasim me dëmet ndaj pronës.
Duke folur me të përditshmen vendase Sun, një vendas tha: “Të gjitha pajisjet e ndërtimit dhe transportit do të kalojnë para dyerve tona. Ndërsa ne nuk e kemi parë ndonjëherë Lavinia të vijë këtu”.
“Besoj se ajo merakoset se çka ndërmend të bëjë Putin por nuk jam i sigurtë se ai ka vënë në shënjestër qytezën tonë”.
Top Channel