Sipas korrespondentit të Top Channel në Londër Arben Manaj, Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Sunak bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij emigroi në Britani në vitet ’60.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

Më herët, Boris Johnson njoftoi tërheqjen nga gara për postin e kryeministrit. Johnson insistoi se kishte në krahun e tij 102 deputetë që mund t’ia siguronin  kthimin në zyrën e Kryeministrit, por dështoi që ta bindte si Rishi Sunakun, apo edhe kandidaten tjetër, Penny Mordaunt, që të bashkoheshin “për interesin kombëtar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA