Rio de Zhaneiro/ Politikani hedh granata ndaj policëve që erdhën për ta arrestuar dhe qëllon me armë drejt makinës

24/10/2022 10:17

Një politikan në Brazil raportohet se hodhi granata ndaj policëve që erdhën në shtëpinë e tij në shtetin Rio de Zhaneiro për ta arrestuar.

Roberto Jefferson, një aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej të dielën. Dy efektivët u plagosën nga granatë gjatë sulmit në Levy Gasparian, në veri të kryeqytetit të shtetit Rio de Zhaneiro. Ata morën kurim në spital.

69-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për fyerje dhe kërcënim ndaj kryetares së drejtësisë Carmen Lucia. Por, një gjykatës i Gjykatës së Lartë kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi kishte thyer “arrestin shtëpiak”.

Vetë Bolsonaro reagoi për ngjarjen, kur tha se ata që qëlluan ndaj policisë duhet të arrestohen. Sipas BBC-së, Jefferson qëlloi dhe me armë dhe plumbat kapën xhamin e përparmë të një makine policie.

Tensionet politike janë të larta në Brazil teksa në vend do të mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale midis Bolsonaros dhe krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Top Channel