Rama vizitë në Izrael, merr pjesë në aktivitetin e lëvizjes “lufto antisemitizmin”

24/10/2022 15:28

Me kryeministrin e Izraelit Yair Lapid në një takim për më shumë se 60 minuta kryeministri Edi Rama kërkoi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes përfshi çështje që lidheshin edhe me ekonominë dhe turizmin.

E dyta ditë e vizitës në Izrael e gjeti kryeministrin Rama në një bashkëbisedim me presidentin Isaac Herzog.

Ndërsa nga një aktivitet i Lëvizej  Lufto Antisemitizmin, kryeministri përsëriti të qenurit krenar për mbrojtjen e dhëne hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.

“Unë besoj shumë se kjo nuk është thjesht një faqe e bukur e historisë sonë, por është një thesar shumë i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kombëtare. Dhe ne nuk duhet vetëm ta tregojmë, por duhet të sigurohemi që brezat e rinj ta kuptojnë me mendje e shpirt si pjesë e thelbit të të qenit shqiptar dhe të krenarisë që janë shqiptarë. Për ne është absolutisht e rëndësishme të jemi në linjë në luftën kundër antisemitizmit sepse siç e kuptojmë nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë”.

Pjesë e takimeve të kryeministrit në Izrael ishte edhe një bashkëbisedim me kryetarin e Kuvendit Mickey Levy.

 

 

 

 

Top Channel