“Edi Rama, nga sot s’do njihesh më si kryeministër”, Berisha në protestë para Kryeministrisë: Jemi mbledh në moment kritik Pas katër vite debate dhe kundërshtime të forta nga komuniteti medias dhe ndërkombëtarët qeveria hoqi dorë nga miratimi ndryshimeve ligjore përmes të cilave synohej dhënia fund e shpifjes nëpër portalet online.
Në vitin 2018 kryeministri Edi Rama shpalosi vendosmëri për të bërë dy ndryshime në ligjin e medias që preknin median online përmes një pakete e njohur si anti-shpifja.
Propozimet për detyrimin e portaleve për tu regjistruar, gjoba të larta kur konsumohej shpifja dhe ngritja e Këshilli i Ankesave si pjesë e AMA-s, erdhën në një kohë kur në Shqipëri ishin identifikuar si aktive rreth 1.000 portale.
Megjithëse propozimet shkaktuan pakënaqësi e kundërshtime nga ndërkombëtarët një vit më pas nga shprehja e këtyre propozimeve kryeministri foli me një konfidencë të plotë për ti miratuar ato.
Disa kohë më pas, kur u pyet në një konferencë për shtyp kryeministri u shfaq me një qëndrim më të zbutur.
Kjo përpjekje për ndryshimin e ligjit mori disa rekomandime aspak në favor të qeverisë nga Komisioni Venecias në vitin 2019. Që prej këtij moment kjo iniciativë ligjore nisi të pluhuroset në sirtarët e kuvendit.
Se çfarë kishte ndodhur me këtë iniciativë të ashtuquajtur paketë anti-shpifje e tha kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Media përmes një komenti në Twitter u shpreh e kënaqur që qeveria shqiptare e tërhoqi nga axhenda parlamentare nga draft-ligji anti-shpifje.
“I gjithë legjislacioni i lidhur me median duhet të jetë i përputhshëm me angazhimet e OSBE-s dhe standardet ndërkombëtare”.
Top Channel