Javën e dytë të këtij viti akademik, pedagogët e kanë nisur sërish me protestë.

Pedagogët këmbëngulin në pasjen e pagave dinjitoze për arsim cilësor, në të kundërt nëse qeveria nuk i merr seriozisht kërkesat e tyre për dyfishimin e rrogës brenda dy viteve dhe investimin në kërkimin shkencor, bojkoti i mësimit do të vazhdojë.

Sindikata e punonjësve të universiteteve këtë të hënë ka zgjedhur që veç qeverisë, kërkesat e tyre ti bëjë të qarta në një letër publike drejtuar edhe presidencës dhe drejtuesve të ambasadave.

Rritja e pagave me 7%, të mbuluar nga buxheti i shtetit është e papërfillshme për profesoratin, ndaj pedagogët shprehen se kryeministri duhet të ulet me ta për të pasur një dialog për të arritur më pas në realizimin e një marrëveshjeje.

 

FOTO GALERI
1/15

Top Channel