Goleadorët e kampionateve elitare në Europë mbeten kandidatë kryesore për fitimin e Këpucës së Artë në fundit të sezonit.
Për momentin, ka disa sulmues të ligave të dorës së dytë (norvegjeze apo suedeze), që renditen mes më të mirëve, por me përfundimin e kampionateve në këto vende do të mbeten pas.
Erling Haaland është favoriti i madh falë një fillimi spektakolar në Premier League, pa harruar Robert Lewandowskin, i cili edhe në La Liga vazhdon të shënojë me një ritëm të shfrenuar. Aktualisht renditja e golashënuesve më të mirë po kryesohet nga Amahl Pellegrino. Duhet theksuar se golat e shënuar në Norvegji apo Suedi kanë koeficient 1.5, ndërsa në ligat më të forta në Europë,
1. Amahl Pellegrino (Bodo Glimt, Norvegji)
34.5 pikë (23 gola)
Sulmuesi veteran norvegjez (32 vjeç) ka shënuar 23 gola në ligën norvegjeze me Bodo Glimt, por çdo gol shumëzohet vetëm me 1.5 pikë. Pavarësisht kësaj, ai mund të mburret me faktin se drejton aktualisht garën për “Këpucën e Artë”.
2. Erling Haaland (M. City, Angli)
34 pikë (17 gola)
Me një tjetër dygolësh, këtë herë kundër Brightonit, Haaland tani ka arritur shifrën e 17 finalizimeve në 11 ndeshjet që City ka luajtur në Premier League.
3. Robert Leëandoëski (Barça, Spanjë)
24 pikë (12 gola)
Lewandowski nuk dështoi kundër Athletic Bilbaos në takimin e tij me golin dhe pas dygolëshit të së enjtes kundër Villarrealit ai vazhdon të shënojë më shumë gola (12) sesa ndeshjet e luajtura (11) në La Liga.
4. Bobur Abdikholikov (Energetik-BGU Minsk, Bjellorusi)
23 pikë (23 gola)
Pavarësisht se luan në ligën modeste të Bjellorusisë, sulmuesi uzbek ka bërë emër në garën për “Këpucën e Artë”, megjithëse 23 golat e tij vlejnë po kaq pikë (koeficienti i vçshtërësisë së shënimit është vetëm 1).
5. Alexander Jeremejeff (Hacken, Suedi)
22 pikë (22 gola)
Në kampionatin suedez, Jeremejeff ka shënuar 22 gola me kryesuesen e kampionatit, por edhe në këtë rast me një koeficient vetëm një pikë për gol.
6. Raimonds Krollis (Valmiera, Letoni)
22 pikë (22 gola)
Letonez Krollis vetëm 20 vjeç shkëlqen në ligën e vendit të tij, me 22 gola në total me Valmeira.
7. Ole Christian Saeter (Rosenborg, Norvegji)
21 pikë (14 gola)
8. Tobias Heintz (Sarpsborg, Norvegji)
21 pikë (14 gola)
9. Kylian Mbappe (PSG, Francë)
20 pikë (10 gola)
Pas Haalandit dhe Lewandowski, një tjetër nga golashënuesit më të mirë në botë shfaqet nga ligat kryesore në betejën për “Këpucën e Artë”. Francezi shënoi dygolësh kundër Ajaccio i asistuar në të dy rastet nga Messi.
10. Harry Kane (Tottenham, Angli)
20 pikë (10 gola)
Edhe pse i lënë në hije nga Haaland, edhe Harry Kane po bën paraqitje spektakolare në këtë fillim sezoni, gjë që e dëshmojnë 10 golat që ka shënuar në 12 ndeshjet e para të Premier League-s./ Super Sport
Top Channel