“Paga poshtëruese! Pa mësues, s’ka të ardhme”/ Mijëra vetë protestojnë në Hungari

24/10/2022 15:48

80 mijë vetë kanë marrë pjesë, sipas Bloombergut në protestat në mbështetje të mësuesve që po zhvillohen në Hungari.

Tubuesit kërkojnë paga më të larta për mësuesit dhe masa më të forta kundër inflacionit në rritje që po gërryen të ardhurat. Turma gjigante e njerëzve lëvizi në rrugët e Budapestit, pikërisht në kohën kur vendi kujtonte sulmin e tankeve sovjetike ndaj Hungarisë në vitin 1956.

Demonstruesit u zhvendosen përgjatë urës mbi Danub duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Orbán, largohu!” dhe “Pa mësues, pa të ardhme” . Vetëm disa orë përpara kësaj, Viktor Orbani ishte zotuar të ruante stabilitetin ekonomik dhe të ruante një kufi mbi çmimet e energjisë teksa Bashkimi Europian po hyn në një “krizë ekonomike”.

Kjo ishte më e fundit e një serie protestash antiqeveritare në vend, pjesëmarrësit e të cilave thonë  se qeveria e Orbanit i ka lënë mësuesit në baltë me pagat e ulëta që u jep. Ndërkohë inflacioni mbërriti në muajin shtator në 20 përqind e vazhdon të njohë vetëm rritje. “Ekzekutivi hungarez nuk e kupton se mësuesit e rinj nuk e përballojnë dot realisht jetesën me pagat e tyre. Marrin gjithsej 500 euro, dhe institucionet financiare nuk u japin as kredi”, tha kryetarja e sindikatës së mesuesve, Zsuzsa Szabo.

Ajo theksoi se fakti që qeveria fajëson Brukselin dhe politikat majtiste për këtë situatë, nuk është aspak një përgjigje legjitime ndaj kërkesave të protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA