“Buxheti godet shtresën e mesme” Jorida Tabaku: 130 mln euro taksa shtesë, shkojnë për koncesionet

24/10/2022 12:14

Parashikimi i demokratëve për projektbuxhetin e vitit 2023 është i zymtë. Në analizën e Jorida Tabakut qeveria parashikon të godasë shtresën e mesme përmes rritjes së taksave.

“Sipas projektbuxhetit rezulton që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 të jetë 2.6% qe eshte sporadike tregon qe qeveria parashikon qe kriza vitin e ardhshëm do preke ekonomike dhe xhepat e qytetareve. Parashikon rritje shtesë të të ardhurave nga taksat me 380 milion euro nga këto 130 milion euro taksa te reja, taksa shtesë.”-tha Tabaku.

Viti 2023 parashikohet i vështirë edhe për bizneset në vlerësimin e deputetes demokrate ndërkohë paratë do rrjedhin lumë për koncesionet. Kjo sipas Jorida Tabakut lidhet me faktin se viti që vjen është vit elektoral dhe qeveria do hapë thesin për miqtë e saj.

“Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë të mbushin arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve.

Në toral vlera e PPP 120 milion euro po aq sa vlera e taksave të rritura. Qeveria eshte duke e shfaqur dashamirise e saj me disa projekte kur FMn ka thene sdo kete asnje projekt vetem sepse eshte vit elektoral,” -theksoi Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike paralajmëroi se opozita do e kundërshtojë projektbuxhetin e vitit 2023 në komisionet parlamentare dhe do paraqesë amendamentet e saj për ti ardhur ne ndihme shtresës së mesme dhe biznesit.

Top Channel