22/12 22:51
Mbreti Karl III po shet disa nga kuajt e garës që trashëgoi nga nëna e tij Mbretëresha.
Elizabeta II ka qenë një person i fiksuar pas kuajve të garave, si dhe një kalorëse shumë e mirë.
Këtë të hënë Shtëpia e ankandeve Tattersalls në Newmarket tha se do të shiste 14 kuaj të Mbretëreshës.
“Nuk është asgjë e pazakontë. Çdo vit ata do të shesin kuaj. Mbretëresha kishte pela të saj, ajo i rriste dhe i shiste. Nuk mund t’i mbani të gjitha”, zëdhënësi i Tattersall Jimmy George.
George deklaroi se shitja e kuajve të Mbretëreshës nuk simbolizonte fundin e lidhjes së familjes mbretërore me garat.
“Çdo vit pronarët shesin aksione. Madhëria e Tij po bën vetëm atë që bëjnë pronarët”, shtoi më tej ai.
Top Channel