
Rishi Sunak ishte i vetmi person i nominuar zyrtarisht për t’u bërë udhëheqësi konservator, që do të thotë se konkursi i planifikuar njëjavor nuk kishte më nevojë të vazhdonte.
Sunak do të angazhohet gjithë ditën e sotme duke u përgatitur për të marrë drejtimin e Downing Street.
Marrja e drejtimit të shtetit nga ana e Sunak do të ndodhë pasi kryeministrja në largim Liz Truss të vizitojë Mbretin Charles III, për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen.
Charles do të pranojë dorëheqjen e saj dhe më pas do të mirëpresë Sunak për një takim dhe do t’i kërkojë atij të formojë një qeveri.
Mbreti Charles III i Britanisë do të kthehet në Londër nga Sandringham të hënën pasdite, siç ka qenë gjithmonë plani i tij. Por secilës palë mund t’i duhet një ditë shtesë derisa të jenë gati për të vazhduar me dorëzimin e pushtetit.
Top Channel