Kryeministrja skoceze i kërkon Rishi Sunak të thërresë zgjedhje të parakohshme në Britani: E pamendueshme të presim dy vjet (fotot)

24/10/2022 20:52

Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon i ka kërkuar sonte Rishi Sunak pak pas caktimit të tij si kryeminister i Britanisë, të thërresë zgjedhje të parakohshme pasi do të ishte “e pamendueshme” që një kryeminsitër të presë dy vjet për të shkuar te vota.

Duke reaguar ndaj zgjedhjes së Sunak si lider i ri i konservatorëve britanikë, ‘ministrja e parë’ e Skocisë paralajmëronte kundër një tjetër vale shtrëngimesh e kufizimesh nga qeveria e re.

Ndërkohë Sunak pritet të shkojë nesër te pallati mbretëror Buckingham Palace për t’u takuar me mbretin Karl, për t’u emëruar zyrtarisht si zëvendësuar i pararendëses Liz Truss që u bë kryeministrja më jetëshkurtër në vend.

Por tashmë edhe para se 42-vjeçari të vendoset në zyrë, partitë opozitare kanë shprehur me zë kërkesat e tyre për të shkuar në votime.

Laburistët dhe Liberal Demokratët bënë thirrje sot për zgjedhje të menjëhershme duke përfituar nga kriza e mbështetjes së konservatorëve pas mandatit katastrofik të zonjës Truss në Zyrë.

“Së pari unë kërkoj menjëherë zgjedhje të përgjithshme”, tha zonja Sturgeon.

“Sepse ai është personi i dytë radhazi që po emërohet kryeministër nga konservatorët dhe nuk është zgjedhur nga populli”.

“Idea se mund të vazhdojmë edhe për dy vjet derisa të merret një mandat demokratik, për mua është e pamendueshme, dhe së dyti nuk dua të shoh një tjetër valë kufizimesh e shkurtimesh ekonomike”.

“Shërbimet tona publike, buxheti qeverisë së Skocisë, ende po përballen me valën e parë të shkurtimeve financiare të konservatorëve”.

“Për momentin kemi problemin e inflacionit gjigant, nuk duam një tjetër valë kursimesh të konservatorëve”, tha ajo.

Më herët Sturgeon kishte mirëpritur zgjedhjen e Sunak në krye të konservatorëve, duke e quajtur “një moment domethënës”, si britaniku i parë aziatik që bëhet kryeministër.

Por më tej shtonte: “Për Skocinë sigurisht, vjen një tjetër kryeministër që nuk votuam dhe as nuk do të votonim sikur të na jepej shansi”.

FOTO GALERI
2/3
Më herët Sturgeon kishte mirëpritur zgjedhjen e Sunak në krye të konservatorëve, duke e quajtur “një moment domethënës”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA