Policia britanike tha se një i tretë ishte arrestuar në zotërim të një tubi metali, të perdorur për vandalizma.
Dy njerëz janë arrestuar në Britani pas ngjarjes shokuese ku një furrë me mikrovalë është lëshuar mbi një makinë në lëvizje dhe ka hyrë përmes xhamit të përparmë.
Drejtuesi 20-vjecar i automjetit u plagos lehtë kur pajisja e rëndë shtëpiake u lëshua nga një person në motor drejt automjetit Gainsborough më 16 tetor. Një djalë 15-vjeçar dhe një 25 vjeçar u arrestuan në fundjavë.
Në imazhe shihet sesi furra me mikrovalë ka ngecur brenda xhamit të automjetit Ford Fiesta, duke e thyer atë e duke shpërndarë një valë copëzash në brendësi të mjetit.
Policia tha se më vonë kishte pikasur tre meshkuj në motoçikleta, dy prej të cilëve ishin arrestuar.
Një zëdhënës i policisë tha se shoferi plagosur i automjetit të sulmuar kishte parë dy njerëz që vinin drejt tij me motor pa drita, mbrëmjen e sulmit.
Në ketë moment pasagjeri motorit kishte lëshuar drejt tij pajisjen e rende te kuzhinës duke bërë që xhami i përparmë të shembej.
Në qytezë kishte pasur të tjera raportime për dëme teksa dëshmitarët tregonin për një motoçiklist dhe një pasagjer që vandalizonin automjetet me sende të ndryshme.
Shefi i policisë vendase Phil Baker tha: “Ne i marrim shumë seriozisht këto krime dhe po punojmë shumë për të identifikuar të gjithë ata të përfshirë”.
“Të gjitha incidentet janë serioze; ndërsa ai me furrën e mikrovalës është një shqetësim i vërtetë. Ne duam që komuniteti të bëjë përpara dhe të tergojë gjithçka di, dikush që ata njohin mund të jetë përgjegjës. Kësaj here nuk u lëndua njeri rëndë, por ne duam të i identifikojmë përgjegjësit, komuniteti të na kontaktojë”.
Top Channel