Një palë çizme të reja janë gjithmonë një blerje emocionuese dhe ky sezon vjen me një larmishmëri zgjedhjesh.

Nga çizmet me lidhëse te çizmet ‘chelsea’,  nga çizmet perëndimore te çizmet deri tek gjuri, zgjedhja e duhur mund t’ju shpëtojë, duke mbrojtur gjithashtu këmbët tuaja nga i ftohti.

Është e pamohueshme që ia vlen të investosh për një palë çizme të cilësisë së mirë. Por ku të filloni blerjet? Nga modelet e larmishme deri te zbukurimet me zinxhirë dhe detaje të tjera, “DailyMail” na tregon çizmet më të mira të grave, për çdo lloj stili.

ÇIZMET E SHKURTRA MË TREND-i TË SEZONIT

1. Çizmet e shkurtra me lidhëse

Dalloni nga turma me këto çizme prej pambuku me lidhëse, të disponueshme në ngjyrë bezhë të hapur dhe bezhë të errët për një pamje elegante në vjeshtë. Këto çizme ju ofrojnë shumë rehati dhe duken shkëlqyeshëm të kombinuara me xhinse të ngushta, fustane me lule etj.

2. Çizmet me tako prej materialit ‘latex’

Të gjithë do të lënë kokën pas këtyre takave në nuancë kafe këtë sezon. Kombinimi i përsosur i tyre do të ishte me një palë pantallona klasike, fustane të thurura ose funde elegante. Çizmet janë të krijuara me teknologjinë “Pillow Walk” dhe ju krijojnë një rehati të dyfishtë në këmbë.

3. Çizmet e shkurtra prej kamoshi

Sa komode ju duken këto? Të bëra prej 100% kamoshi dhe lëkure, këto çizme cilësore për gra do t’i mbajnë këmbët tuaja rehat gjatë ditëve të gjata në zyrë ose gjatë netëve jashtë me shoqërinë, pasi ato kanë një takë të vogël dhe elegante prej 35 mm. Lajmi i mirë? Ato janë të disponueshme në tre ngjyra: kafe, blu dhe të zezë dhe sigurisht që do të kombinohen mirë me çdo gjë.

4. Çizmet e shkurtra me lëkurë zebre

Printi i veçantë i zebrës, tabani elegant me platformë dhe taka e lartë, bërtasin “më blini”! Këto çizme shkojnë me një ‘look’ më të guximshëm, prandaj nëse jeni të tillë, ne jua rekomandojmë ato plotësisht.

ÇIZMET E GJATA MË TREND-I TË SEZONIT

1. Çizmet e argjendta me taka të larta dhe me shkëlqim

I mbani mend çizmet me shkëlqim argjendi deri në gju nga “YSL”? Epo, “River Island” na ka bekuar me këtë version më një çmim më të ulët e me një takë klasike stiletto. Ideale për sezonin e festave, por edhe për të veshur për një mbrëmje, ato do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni sikur keni veshur çizme një milionë dollarëshe.

2. Çizmet e zeza “Rebel” të larta deri në gju me takë metalike

Këto çizme ekskluzive online janë prej lëkure dhe vijnë me një takë ‘stiletto’ metalike. Shtojini në listën tuaj tani për t’i dhënë një pamje prej ‘cool girl’ veshjes tuaj.

3. Çizmet “Chelsea” me zinxhir nga pas

Ne jemi të fiksuar pas çizmeve të “Chelsea”, veçanërisht me zinxhirin e tyre elegant të artë dhe tabanin e trashë për rehati të shtuar. Një skedë tërheqëse për përdorim të lehtë dhe anët elastike plotësojnë pamjen, duke e bërë këpucën të rehatshme por me stil. Kombinohet mjaft mirë me veshjet e përditshmërisë dhe mund të shërbejë edhe si një aksesor për veshjet tuaja të punës.

4. Çizmet e sheshta “Chelsea” në ngjyrën jeshile të errët

Për një përditësim të ri të trendit të çizmeve ‘chelsea’, ju do ta dashuroni nuancën e re të jeshiles së thellë, e përkryer për të hyrë në stinët e vjeshtës dhe dimrit. Me një taban të trashë gome, elastike dhe një pjesë të jashtme që pastrohet lehtë, mund të jeni të sigurt se do të dukeni më shumë stil për tre muajt e ardhshëm.

4. “Croc Panel Stretch Back”, çizmet e sheshta, me gjatësi deri tek gjuri

Kur këpucët e sheshta duken aq të bukura sa këto, ne pyesim veten pse do të na duheshin ndonjëherë takat. Me printe krokodili në pjesën e pasme, stoli prej metali ari dhe drynat e hollë prej ari, këto çizme të sheshta nuk do të dalin kurrë nga moda. Bëni kujdes kur t’i vishni, pasi jemi të sigurt që edhe miqtë tuaj do të duan një palë.

ÇIZMET MË TË MIRA TË SHIUT PËR GRA

1. Çizmet e shiut “Burberry Flint”

Me vjeshtën dhe dimrin shpesh vjen edhe shiu dhe ky model çizmesh nga “Burberry” na ka bërë të klikojmë “add to bag”, në blerjet tona online. E bërë kryesisht nga goma dhe një material cope në  modelin ikonik të “Burberry”-it për ta parë të gjithë, kjo çizme e sheshtë, e rehatshme dhe rezistente ndaj motit është ideale për të zbukuruar çdo veshje të një dite të lagësht, pa kërkuar përpjekje shtesë.

2. Çizmet e lëkurës nga “Tommy Hilfiger”

A mund të jetë diçka më elegante se këto çizme shiu të zeza dhe ngjyrë kafe nga “Tommy Hilfiger”? Me një dekorim super të shkëlqyeshëm, anësore elastike për t’i veshur lehtë dhe një shtrëngim elegant floriri, ne mezi po presim t’i veshim këto çizme çdo ditë, qoftë kur bie shi ose ka diell.

3. Çizmet perëndimore prej kamoshi me takë të trashë

Një stil i përmirësuar i çizmeve klasike perëndimore, nuanca e tyre elegante jeshile ulliri dhe kamoshi e  kanë bërë këtë model më të shiturin. E përbërë me një takë elegante, por të rehatshme dhe me majë të mprehtë, këto çizme janë të duhurat që të jeni pjesë e trendit perëndimor të çizmeve . Të disponueshme edhe në lëkurë të zezë për ata që parapëlqejnë tradicionalen.

4. “ASOS DESIGN”, çizmet e sheshta perëndimore

Çlironi ‘kaubojsen’ tuaj të brendshme me këto super çizme perëndimore prej lëkure artificiale të zeza. Maja e tyre e mprehtë dhe taka e ulët, do t’i bënte ato perfekte për t’i veshur në një festival me një ‘fustan boho’ dhe kapele kashte që padyshim do t’ju bënin ‘divën’ e festivalit./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA