Delet ‘pushtojnë’ Madridin/ Kopetë përshkojnë 1000 km nga fushat drejt maleve veriore

24/10/2022 10:08

Një shfaqje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në rrugët e Madridit, kryeqyteti i Spanjës. Policia kishte rrethuar rrugët ku do të kalonin një nga kopetë më të mëdha të deleve në vend

Ndërsa vjen dimri, kopetë e deleve marrin rrugët për në kullotat dimërore në malet veriore të Spanjës. Kjo ndodh pasi fushat thahen në jugun e Spanjës dhe delet ecin më shumë se 1000 kilometra për të qenë në malet veriore, të cilat janë të mbuluara me dëborë. Më pas në qershor, bora shkrihet dhe delet kthehen sërish në fushat e lulëzuara. Barinjtë jetojnë në një pranverë të përhershme, shprehet bariu Jesus Garzon.

Sipas tij rritja e bagëtive në këto kohë është jetike për qëndrueshmërinë në botë. Në këtë mënyrë mund të plotësohen edhe objektivat e axhendës 2030 të shpallur nga OKB që kërkon më pak emetime karboni në planet dhe reduktimin e mbetjeve.

“Bagëtitë ushqehen vetëm me burime natyrore, kështu që ne nuk kemi pse importojmë ushqime përbërëse dhe OMGJ nga Amerika”.

Mijëra njerëz ishin mbledhur nëpër rrugë për të parë rrugëtimin e kullotave drejt malit. Shumë prej tyre mbetën të mrekulluar nga kontrasti i fortë i jetës rurale me atë të qytetit, ndërsa kureshtja e tyre që kurrë më parë nuk ishte përballur me një realitet të tillë u bë edhe më e fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA