Avioni i pasagjerëve kalon pistën e uljes, përplaset me tokën gjatë stuhisë së reshjeve (fotot)

24/10/2022 17:05

Një avion i linjave Korean Air është përplasur dje duke dalë jashtë pistës së uljes në aeroportin e Filipineve, para se të ndalonte fatmirësisht duke rrëshkitur në bar.

Foto dramatike tregonin avionin e dëmtuar rëndë me daljet e emergjencë të aktivizuara, i cili vijon të bllokojë pistën e vetme të aeroportit.

Nuk kishte plagosje mes 162 pasagjerëve dhe 11 anëtarëve të ekuipazhit në fluturimin KE631, teksa të gjithë u evakuan me anë të daljeve rrëshkitëse të gomës, pas incidentit në kushte te lageshta reshjesh.

Disa pasagjerë me dëmtime të vogla u trajtuan në klinikën e aeroportit.

Dhjetra fluturime ndërkohë janë anuluar në aeroportin e dytë më të madh në vend, që edhe sot mbetej i mbyllur prej bllokimit të pistës.

Zyrtarët vendas thanë se fillimisht do të nxirrnin karburantin e avionit para se të tentojnë largimin e tij.

Avioni tip Airbus A330, fluturonte nga Incheon, ne Korenë e Jugut, dhe kishte tentuar dy herë pa sukses të ulej në pistën e Filipineve, derisa e kreu me tentativën e tretë, duke kaluar gjatësinë e pistës.

Avioni shihet që është i anuar në zonën me bar, me rrotën e përparme të thyer dhe një vrimë në derën kryesore të hyrjes.

Drejtori i aeroportit Glenn Napuli, tha se së shpejti shpresohet të rinisin fluturimet e pasagjerëve.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA