Një përmirësim i ndjeshëm i situatës së Covid në vend është reflektuar në uljen e ndjeshme të të shtruarve në spital.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit po marrin mjekim vetëm dy persona, pasi 13 të tjerë janë shëruar.
Nga 307 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me covid 18 persona.
Prej tyre, 10 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë.
Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Statistika ( 23 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 307
Testime totale 1,993,685
Raste pozitive 331,626
Raste të shëruara 327,786
Raste Aktive 248
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 172
Fier 24
Vlorë 12
Berat 12
Gjirokastër 8
Durrës 7
Shkodër 6
Elbasan 5
Dibër 1
Lezhë 1
Top Channel