“Sjellje e papranueshme, gjuhë e dënueshme”, Chelsea proteston ndaj tifozëve të United

23/10/2022 12:10

Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Minutat e fundit ishin të mbushura me emocione.

Jorginho ktheu në gol penalltinë e fituar nga Armando Broja dhe kaloi vendasit në avantazh (87’), por ekipi i Ten Hag reagoi dhe evitoi humbjen falë golit me kokë të Casemiros (90+4’).

Në “Stamford Bridge” nuk munguan koret homofobike, me klubin londinez që ka dënuar veprimin e tifozëve nëpërmjet një komunikate zyrtare, aty ku theksohet: “Chelsea e konsideron krejtësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe dënon gjuhën e përdorur.

Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën për përfshirjen e komunitetit LGBT në sport. Këtë vit ne po edukojmë, festojmë, komunikojmë dhe motivojmë aleancën dhe aksionin për lojtarët, punonjësit, tifozët dhe shoqërinë tonë”, lexohet në postimin e Chelsea./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA