Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Në një moment kur tensionet me fqinjin lindor Turqinë, nuk duket të ulen, rëndësi të veçantë i jep Athina vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në kryeqytetin grek ditën e mërkurë.
Sipas burimeve qeveritare lideri gjerman sjell me vete propozime për një paketë modernizimi të fregatave dhe tankeve të ushtrisë greke me vlerë nga 2-4 miliard euro.Bëhet fjalë për modernizimin e tankeve Leopard që ka në arsenalin e saj ushtria greke, të rinovimit të fregatave të Marinës Greke, apo edhe blerjen e tankeve të reja.
Siç dihet Greqia ka dërguar në Ukrainë armë një numër tankesh ruse BMP-1, të viteve 60,nga stoku i ish-Traktatit të Varshavës, të cilat po zëvendësohen tashmë me sistemet përkatëse të armatimit gjerman. Në Selanik mbërritën para dy ditësh, për të marrë pjesë edhe në paradën e festës kombëtare, 6 prej tankeve gjermane të tipit Marder, të cilat po zëvendësojnë ato që u dërguan në Ukrainë.
Scholz në takimin që do të ketë me kryeministrin Mitsotakis do të parashtrojë një sërë marrëveshjesh në këtë fushë, të cilat do të diskutohen në muajt e ardhëshëm ,për të parë edhe Athina në se do të jetë e mundur të shtojë shpenzimet ushtarake të cilat kanë tejkaluar shifrën prej 14 mld euro në tre vitet e fundit.
Gjithsesi axhenda e bisedimeve do të mbizotërohet nga zhvillimet e luftës në Ukrainë, çështjet e energjisë, ndërsa zoti Mitsotakis pritet të informojë më në detaje Kancelarin gjerman për marrëdhëniet greko-turke, në një moment kur sipas mediave greke Berlini ,pas epokës Merkel, duket më kritik ndaj Ankarasë dhe më dëgjues i mesazheve të Athinës për ekuilibrat politikë në rajon.
Top Channel