Protesta për Lear Kurtin, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin miell e domate para Ministrisë së Brendshme
23/10/2022 18:40
Protesta për 32-vjeçarin Lear Kurti ka vijuar me incidente pasi shumë qytetarë po sulmojnë policinë para Ministrisë së Brendshme duke hedhur miell e domate.
Deri më tani policia nuk ka shoqëruar asnjë qytetar, por qëndron në kordon para Ministrisë së Brendshme.
Disa prej të rinjve protestues kanë ndezur qirinj para godinës së ministrisë.
Protesta u thirr nga Sali Berisha, ndërsa ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rastit të të riut që ndërroi jetë në duart e policisë.
Top Channel