26/12 16:55
Reece James u shfaq në tribunat e Stamford Bridge për të ndjekur nga pranë skuadrën e tij Chelsea, në ndeshjen ndaj Manchester United që përfundoi në barazimin 1-1.
Mbrojtësi anësor është i dëmtuar dhe për fat të keq ka humbur edhe Botërorin pasi e ka të pamundur të rikuperohet në kohë për eventin në Katar.
Ndërkohë, ajo që bëri më së shumti përshtypje nga paraqitja e tij në stadium ishte “look-u” i ri. Futbollisti kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i lyer në jeshile.
Një zgjedhje që nuk mund të kalonte pa u komentuar në rrjetet sociale e si gjithnjë nuk mungoi ironia duke e krahasuar, James me personazhin e famshëm të Grinchi-t.
Top Channel