Një shqiptare është ndaluar prej autoriteteve Greke në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar prej autoriteteve spanjolle nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë që trafikonte lëndë narkotike në shtetin iberik.

Sipas policisë greke, Aneta Bramo u ndalua në kohën që kalonte kufirin me destinacion Athinën ku sipas deklaratës së saj pranë agjentëve,do të kryente  disa analiza shëndetësore.

Burime lokale i thanë Top Channel se Bramo u shfaq e surprizuar në kohën që iu komunikua urdhri i ndalimit me kërkesë të Interpol Spanjës.

Ajo u shoqërua në drejtorinë e policisë së Janinës ndërsa orët në vazhdim do të dërgohet në gjykatë  e cila do të vendosë për ekstradimin ose jo të  saj në Spanjë ku akuzohet për vepra penale që dënohen mbi 15 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA