Espanyol vijon të vuajë, ndërsa në javën e 11-të të La Lika ka ngecur përballë Elche-s në “RCDE Stadium”.
Ky takim u mbyll me barazimin 2-2, ndërsa të parët që gjetën rrugën drejt rrjetës ishin miqtë, që realizuan me Milla-n në minutën e 11’.
Në minutën e 24’ vendasit morën barazimin me Puado, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej me dy gola.
Ndërsa në minutën e 67’ ishte Braithwaite ai i cili do të shënonte për vendasit, avantazh që zgjati vetëm disa minuta, pasi Elche barazoi me Verdu në minutën e 82’.
Disa minuta në këtë sfidë i pati edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 58’.
Pas raundit të 11-të, Espanyol renditet në vend të 13-të me 10 pikë, teksa Elche qëndron në vend të fundit me 4 pikë./ Super Sport
Top Channel