Sa herë që këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eranda Libohova realizon një intervistë, nuk i shpëton kurrsesi pyetjes së martesës e ajo, herë me sportivitet e herë me të qeshura, e ka kthyer gjithmonë një përgjigje.
Teksa ishte e ftuar në programin “Qysh e don shoqnia” në “E Diell” në Top Channel, Eranda Libohova pohoi se e ka veshur fustanin e bardhë vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj, Rezarta Skifteri.
“Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi” -tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.
“Do t’i gjej ato foto dhe do t’i publikoj sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë” -përmbylli Libohova.
Dhe Eranda e mbajti fjalën! Disa orë pas mbarimit të programit “Qysh e don shoqnia” ajo publikoi fotot si nuse me krijime te Rezarta Skifterit dhe po, duket një yll i vërtetë!
View this post on Instagram
Ju si mendoni?
Top Channel