I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Një avion ushtarak rus është përplasur për një ndërtese banimi në qytetin siberian, Irkutsk, më 23 tetor, duke vrarë të dy pilotët, thanë autoritetet.
“Nuk ka viktima në mesin e popullatës”, tha Ministria ruse për Situata Emergjente.
Zyrtarët thanë se avioni luftarak i llojit Sukhoi SU-30 u rrëzua teksa po zhvillonte një fluturim trajnues.
Ky incident vjen disa ditë pasi një avion tjetër luftarak rus u përplas pranë një ndërtese banimi në qytetin Jevsk, në Detin Azov, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur 19 të tjerë.
Guvenatori i Irkutskut, Igor Kobzev, tha se avioni u rrëzua mbi një shtëpi dykatëshe, duke shkaktuar zjarr. Kobzev konfirmoi se nuk ka viktima në mesin e banorëve të këtij qyteti./ Radio Evropa e Lirë
Top Channel