Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur pasditen e kësaj të diel në rrugën pranë Lagunës së Patokut.

Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ pranë lagunës, duke lënë gjashtë të plagosur të cilët ndodheshin brenda mjeteve.

Në mjetin tip “Passat” po udhëtonin Shkëlzen Lusha dhe Marie Doda, ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin Darjo, Florenc dhe Myzejene Mankollari të cilët janë lënduar dhe janë dërguar drejt spitalit të Traumës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA