Turqia kritikon SHBA për presionin ndaj aleatit të saj Arabia Saudite, për naftën (fotot)

22/10/2022 17:52

Në vend që të kërcënojnë sauditët për çmimet e naftës, SHBA duhet të heqë sanksionet ndaj Iranit dhe Venezuelës, tha sot ministri i jashtëm turk.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në të cilën Riadi është “lider de facto” ka rënë dakord të reduktojë prodhimin këtë muaj për çka Uashingtoni duket se është irrituar, duke nxitur vazhdimisht grupin për rritje të prodhimit.

Ky presion ndaj Arabisë Saudite Arabia është i papërshtatshëm. Edhe ne po përballemi me sfida  të ngjashme energjie por nuk kërcënojmë askënd”, tha mes të tjerash ministri Mevlut Cavusoglu.

Duke folur nga qyteti i Mersin, në jug të Turqisë, Cavusoglu tha se është e pranueshme që SHBA të kritikojë OPEC+, prodhuesit më të mëdhenj të të cilit janë Rusia dhe Arabia Saudite, por shtoi se kërcënimet ndaj Riadit “nuk janë të drejta”.

Ministri vijoi më tej kritikat duke thënë se rritja e çmimeve të naftës është një rezultat i vetë politikave të Uashingtonit.

“Kjo çështje nuk zgjidhet me kërcënime ndaj një vendi. Ti duhet të lejosh të gjithë prodhuesit e naftës t’i rikthehen prodhimit”, tha ai duke iu referuar embargove të vendosura nga Uashingtoni ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Cavusoglu nxiti SHBA të heqë “këto sanksione” duke argumentuar: “Nëse do që çmimet e naftës të bien, hiq embargot ndaj vendeve, që ato të ofrojnë produktet e tyre në treg”.

Në fillim të muajit grupi OPEC+ vendosi reduktimin e prodhimit të naftës në dy milionë fuçi në ditë.

Pas njoftimit, zëdhënesja e Biden, Karine Jean-Pierre, tha se me këtë lëvizje Arabi Saudite po e vendos veten përkrah Rusisë.”

Arabia Saudite insiston se vendimi bazohet vetëm në konsiderata ekonomike dhe në ruajtjen e balancave të kërkesës dhe ofertës në tregjet e naftës”.

Ndërsa ministrat e mbretërisë islamike thanë se ishin të shtangur nga akuzat se “Riadi po vendosej përkrah Rusisë”.

Të tjerë demokratë bënin thirrjet e zakonshme për masa më të ashpra ndaj Arabisë Saudite dhe “rivlerësim të marrëdhënies së SHBA me të”.

Presidenti paralajmëroi se do të ketë disa pasoja pa dhënë më shumë detaje. /Anadolu/

FOTO GALERI
3/3
Cavusoglu nxiti SHBA të heqë embargot e vendosura nga Uashingtoni ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA