25/12 20:47
Rayo Vallecano triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Cadiz, në një ndeshje të cilën miqtë e mbyllën me 9 lojtarë.
Një triumf i rëndësishëm për vendasit që ngjiten në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 10-të me 15 pikë të grumbulluara.
Vallecano e dominoi takimin ndërsa në fund ishin të pafat pasi u ndëshkuan vetëm nga një autogol i pafat i Ivan Balliut. Mbrojtësi i kombëtares ishte krejtësisht i pafajshëm pasi topi u përplas në fytyrën e tij si pasojë e një devijimi nga ana e shokut të skuadrës dhe përfundoi në rrjetë.
Gjithsesi, autogoli nuk “fshin” performancën e Balliut që mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe të vlerësuar në organikën e Rayo Vallecanos./ Supersport
Top Channel