Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Liz Truss erdhi në pushtet duke premtuar një epokë të re ekonomike dhe politike.
Vetëm 45 ditë kaluan nga caktimi i saj në krye të ekzekutivit, ska e bëri kryeministren më jetëshkurtër në historinë e Britanisë së Madhe. Gjatë këtyre ditëve, vendi u kthye në dëshmitar të një kumara ekonomik historik, një numri thuajse të paimagjinueshëm kthesash dhe dërrmimit të një programi të tërë politik.
Ishte një qeverisje e shkurtër, por jo e thejshtë thotë BBC. Gjërat dukeshin ndryshe në verë; Truss dukej mjaft popullorë mes anëtarëve të partisë së vet. Premtimet e saj për të ulur taksat dhe për të qeverisur si një konservatore e vërtetë ishin muzikë për veshët e tyre. Paralajmërimet e ish ministrit të financave Rishi Sunak dhe mbështetësve të tij se planet e saj ekonomike ishin të rrezikshme dhe mund të dështonin, e të atyre që folën deri edhe për një vetëvrasje elektorale, ranë në vesh të shurdhër.
Me fitoren në xhep, dhe mikun e saj të ngushtë e aleatin politik Këasi Këarteng në krah, Truss nisi hartimin e një plani qeverisës të përshkruar si radikal e shumë të guximshëm. Ata vendosën të shkelnin rregullat e ndjekura nga kryeministrat e mëparshëm konservatorë. “Ortodoksia” ekonomike u la mënjanë, dhe dyshja përgatiti atë që ndihmësit e tyre e quajtën një “big bang” masash. Truss e modeloi veten sipas ish-kryeministres Margaret Thatcher. Aleatët e saj paralajmëruan se do të kishte vendime jopopullore, por ajo nuk do të stepej përballë presioneve sepse donte që të bëhej Zonja e re e Hekurt. Vetëm 48 orë pas marrjes se dëtyrës, mbërriti seria e parë e lojrave të guximshme ekonomike, të cilat shkuan shumë më tej nga sa prisnin pothuajse të gjithë. Buxheti i paraqitur nga ministri i saj i financave, Kwarteng, parashikonte ulje taksash për të pasurit dhe njëkohësisht rritjen e shpenzimeve.
Truss e quajti një plan për rritjen ekonomike. Por tregjet e financave panë të tronditet stabiliteti financiar i Britanisë së Madhe, paundi ra menjëherë, Bank of England iu desh të shpëtojë fondet e pensioneve dhe të rriste interesat e hipotekave. Jehona ndërkombëtare ishte shkatërrimtare, madje presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se politika e Liz Truss ishte “një gabim”. Edhe pse në fillim se ishte një luftëtare e nuk do të tërhiqej, pasi shkarkoi Kwarteng, e pas tij largoi edhe ministren e vet të brendshme Suella Braverman, e preferuara e krahut të djathtë të Tory-ve, kupa u mbush. Të revoltuar, ligjvënësit konservatorë vendosën t`i japin fund cirkut, e kjo, sipas traditës britanike erdhi me një shpejtësi brutale.
Top Channel