Një ditë pasi u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, përsëritet sërish e njëjta situatë në Portin e Durrësit, këtë herë me dozë më të vogël.
25 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në një furgon, i cili sapo mbërriti në port i është nënshtruar një kontrolli, nga ku u gjetën të fshehura paratë. Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga shoferi i automjetit.
Ditën e djeshme shuma e parave është gjetur në tavanin e autobusit në një qese plastmasi, brenda së cilës ndodheshin disa pako.
Eurot e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i tij është shoqëruar në polici.
Zbulimi i parave ka ardhur pas një hetimi mujor ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e prejardhjes së parave.
Top Channel