
23/02 22:38
Real po luan në shtëpi ndaj Sevillas, një ndeshje e vlefshme për La Liga-n.
Madrilenët e nisin ndeshjen në mënyrën e duhur duke qenë se Luka Modric shënoi pas një asisti fantastik të Vinicius Junior. Kroati me portën e boshatisur e kishte një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë duke ndezur atmosferën në Santiago Bernabeu.
Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, madrilenët janë zënë në befasi nga Eric Lamela i cili ndëshkoi Courtois në minutën e 54-të, me një goditje me shumë klas. Rikthehet baraspesha në Bernabeu.
Top Channel