Në Gjermani, situata po bëhet akute: Vendit kërkon me urgjencë punonjës të kualifikuar, e për këtë arsye, është i gatshëm të shtojë lëshimet për qytetarët nga shtetet jashtë BE-së, me shpresën t`i joshë që në të ardhmen të jetojnë e të punojnë atje.
Për këtë arsye, qeveria gjermane parashikon një hapje të mëtejshme të tregut të punës për fuqinë e kualifikuar punëtore, e nenvizuar fort kjo në draftin për reformimin e ligjit të emigracionit që do të miratohet në vitin 2023. Nga ky vit, do të ketë edhe lehtira të tjera. Kështu, po përgatitet një “kartë e shanseve” mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani. Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë.
Po ashtu thuhet se do të dotë krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë “potencial të mirë”. “Gjermania ka nevojë për forca të kualifikuara për të qenë e suksesshme nga ana ekonomike”, sipas ministrit gjerman të Punës, Hubertus Heil. Sipas një studimi të porositur nga kjo ministri, boshllëku i fuqisë së kualifikuar punëtore mes nevojës së re të krijuar dhe ofertës pritet të rritet deri në vitin 2026 në 240.000 persona, kjo sidomos për arsye demografike. Burime në Berlin pohojnë se të kualifikuarve nga vendet e treta do t’u lehtësohet emigrimi për punë edhe pa njohjen zyrtare të diplomës apo arsimimit të caktuar.
Kush ka të paktën një përvojë dy vjeçare në punë dhe ka përfunduar universitetin apo shkollimin profesional, do të përfitojë nga mundësia për të pasur një punë në një sektor jo të përcaktuar nga rregulla të forta. Diplomimi nuk ka nevojë të njihet në Gjermani, kjo do të lehtësonte punësimin. Ndërsa për sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore mendohet të lejohet “udhëtimi i kufizuar i disa kontigjenteve” dhe kjo “pavarësisht nga kualifikimi”.
Po ashtu do të duhet të vijnë më shumë të rinj nga vendet jashtë BE për shkollim profesional në Gjermani. Për këtë mendohet të hiqet verifikimi prioritar për hyrjen në Gjermani për shkak të shkollimit. Kështu, thote DW, Agjencia Federale e Punës nuk do të duhet të vërtetojë më që me këtë kërkesë nuk spostohet një aplikues vendas.
Top Channel