Dikur këto rrugë gumëzhinin nga të qeshurat e fëmijëve, por sot ecin në heshtje të moshuairt.   

“Këtu jam në Malsi të Madhe, toka me sherebele nuk është punuar nga të rinjtë e moshës sime, por nga të moshuarit, të cilët ndryshe nga fëmijët e tyre kanë vendosur të mos largohen nga vendlindja. Kjo tokë është e bekuar, pasi në të mund të prodhohen te gjitha llojet e bimëve medicinale so dhe shegët, por mesa duket bujqësia nuk ka arritur të bindë të rinjtë që të qendrojnë. Luk Lulaj, me këtë tokë rriti 4 fëmijë, por sot në shtëpi i ka mbetur vetëm një vajzë e cila është në pritje të dokumentave për t’u larguar përgjithnjë në Itali.”

Të rinjtë nuk u larguan nga dëshira, por nga pamundësia ekonomike.

“Mua më qan zemra, por kur t’i kesh këtu dhe s’ke mundësi që t’i blesh një palë këpucë, dorëzohem. Ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, edhe sikur mos të kishin ik, tashmë do ishin duke u larguar. “

Luka ka mbi një gjysmë shekulli që kultivon shereben e Malësisë së Madhe që e do Amerika.

“Unë me sherebelë kam mbjellë 20 dynym tokë, kam marë dhe tokat e vëllait që ka ikur në emihrim. Kam që 7 vjec që merem më këtë bimë. Ne me sherebelën kemi bërë shumë punë. “

Bujkut 68 vjecar sherebela që i siguronte të ardhura, sot i fal vetëm kënaqësi dhe asgjë më tepër.

“Unë merem me sherebelën sepse tokën është gjynah me e lënë bosh. Një kilogram sherebele bën 150 lekë, ndërsa një litër vaj 450 lekë, e të mos flasim për naftën. Askush nuk të jep një subvencionim.”

Braktisja e fshatit duket se më e vështirë është për ata pak fëmijë që kanë mbetur në këtë zonë, sepse fëmijëria e tyre është e vetmuar.

“Jemi dy klasa bashkë 7-8, gjithësej bëhemi 12 nxënës. NUk luaj me shokët sepse ata janë larg, me tëpër rri në telefon. “

shtëpitë e reja dykatëshe janë ndërtuar nga të larguarit, fatkeqësisht në banest e reja jetojnë banorët e vjetër.

“Kanë mbet shtëpia me dy vetë. “

Shtëpitë qendrojnë të ngritura buzë rrugës që të con në pikën kufitare të Hanit të Hotit, kjo bën që njerëz të shumtë të kalojnë në këtë fshat, por që askush nuk që të qendrojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA