Franca bëhet vendi i radhës që del nga traktati i kontestuar ndërkombëtar i energjisë (fotot)

22/10/2022 21:25
Traktati është krijuar prej vitit 1994 për mbrojtjen e grupeve ndërkombëtare energjitike që operonin kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik.

Franca është bërë dje vendi i radhës që braktis marrëveshjen e kontestuar ndërkombëtare energjitike ‘ECT’, e cila mbron prodhuesit ndërkombetarë të karburanteve fosile nga ndryshimet e politikave kombëtare që mund të dëmtojnë fitimet e tyre.

Duke folur dje në samitin në Bruksel, presidenti Macron nuk dha detaje për veprimin, por tha lëvizja se përputhet me politikat e marrëveshjes ndërkombëtare të Parisit për klimën.

“Franca ka vendosur të tërhiqet nga traktati i energjisë për mbrojtjen e prodhuesve të karburanteve fosile”, tha ai, pas disa deklaratave të ngjashme nga Polonia, Spanja e Holanda.

Më herët aleati i Macron, Pascale Canfin, tha: “Duhet të dalim nga traktati energjisë pasi mund të paditemi nga kompanitë ndërkombëtare që na ndalojnë të zbatojmë politikat tona të klimës”.

Canfin i referohej padive në gjykata të veçanta biznesi ku janë palë shteti dhe investitori, siç ndodh në rastet e përfshira nga marrëveshja.

Kritikët e lëvizjes ngrinin pyetje se përse ishte pranuar fillimisht traktati i mbrojtjes së prodhuesve të karburanteve fosile kur politikat e largimit prej tyre kanë qenë të qarta për qeveritë.

Në gusht kompania britanike Rockhopper fitoi një kompensim prej  210 milionë paundë pasi Italia ndaloi shpimet kërkimore detare. Italia gjithashtu është tërhequr nga traktati në fjalë.

Komisioni Evropian ka propozuar  një “modernizim” të marrëveshjes, për të hequr të drejtën e disa gjykatave private të biznesit shtet-investitor për vendet e BE.

Traktati është krijuar prej vitit 1994 për mbrojtjen e grupeve ndërkombëtare energjitike që operonin kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik.

Plani pritet të diskutohet në një samit në Mongoli muajin që vjen.

FOTO GALERI
2/2
Traktati është krijuar prej vitit 1994 për mbrojtjen e grupeve ndërkombëtare energjitike që operonin kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA