“Vetëm një palaço mund ta bëje”/ Meta krah pedagogëve: Ky sharlatan del dhe kërcënon me vettingun

21/10/2022 11:21

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët, ka shprehur mbështetjen ndaj stafit akademik që proteston për për përmirësimin e kushteve të punës nga ana e qeverisë.

“Sapo ndoqa reagimet e sindikatës së pedagogëve, shpreh solidaritetin e vendossur të PL për të gjithë stafin akademik të universiteteve ton dhe dua të informoj se angazhimi më i madh I PL sot në opozitë dhe nesër në qeveri do të jetë arsimi. Janë të gjitha mundësitë për të plotësuar kërkesat e tyre modeste. Kryeministër dikur para 20 vitesh I kam rritur deri në 58% pagat e pedagogëve. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha, se atëherë nuk na lejohej të merrnim më shumë se 200 mln dollarë kredi. Sot merren miliarda për vjedhje, për rrugë që kilometrik kushton gjashtë herë më shumë se në Serbi. Ai i thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta e Putinit atë. 5 mijë pedagogë, jo vetëm që nuk I mbështet dhe nuk i ndihmon, jo vetëm që i intimidon duke I kërcënuar me vettingun, por i denigron në mënyrat më të turpshme që vetëm një palaço mund ta bëje.Ata kanë nderuar vendin dhe bëjnë një sakrificë të madhe duke i paguar me 5 euro ora, më pak se kolegët në Kosovë. Ky shkatërron biznese të ndershme e mbyll shkolla të ligjshme e bën shumë akte të tjera që I paguajnë qytetarët e Shqipërisë. Shikoni edhe për profesionistët e lirë, në vend që ti ndihmojë e të mos na ikin nga vendi, i rrit taksat. Ndërkohë e keni vënë re se si thotë se jemi në luftë me diktatorin, si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet në rajon janë shumë më të lira se në Shqipëri. Mjafton të shihni çmimin e karburantit, por jo vetëm. Ky është një armik i betuar i prodhimit vendas. Gjatë javës që kaloi momenti më i rëndësishëm I PL ishte depozitimi i ndyshimeve në ligjet e energjisë që është për të dhënë në kontribut të menjëhershëm për të zhbllokuar këtë situatë. Ne kemi iniciuar ndryshime të rëndësishme. Është një zinxhir I tërë që ka bërë të mundur mos-shfrytëzimin e burimeve natyrore. Në saj të këtyre investimeve brenda katër vitesh ky bëhet një burim fitimi. Ajo që ndodhi ishte se pas kësaj iniciative ky sharlatan del dhe kërcënon prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Ata kanë investuar 1.2 mld euro dhe ky do t’i vërë një taksim të jashtëzakonshëm për arsye sepse këta ja japin FTL-së shtatë herë më lirë sesa ky e importon nga jashtë. Presionet e përkeqësojmnë më tej situatën dhe I braktisin investimet. Kjo sjellje nuk ka asnjë synim që të nxisë prodhimin vendas. Apo iniciativa e tjetër e tij për të barazuar akcizën e birrës e për të shkatërruar prodhimin vendas. Ky e ka kthyer Shqipërinë në një vend që eksporton krah pune dhe importon ushqime dhe gjithçka tjetër. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka vetëm një përgjegjës që qeveris prej 10 vitesh dhe nuk ka asnjë justifikim për këto situate skandaloze.”- tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA