Miqësorja ndaj Arabisë Saudite, publikohet programi i kuqezinjve

21/10/2022 15:37

Kombëtarja shqiptare nis nga e shtuna përgatitjet në kuadër të miqësores me Arabinë Saudite që do të luhet më 26 tetor 2022 “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit, duel që do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, aty ku do të zhvillojë përgatitjet për miqësoren e tetorit. Stërvitjet në qytetin bregdetar do të zgjasin deri të hënën pasdite. Më pas drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ndeshjen.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të shtunën (16:00) me një pjesë të lojtarëve të ftuar, të cilët kanë përfunduar impenjimet javore me klubet. Po të shtunën do të organizohet edhe një konferencë për shtypin e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë para gazetarëve për rëndësinë dhe objektivin e kësaj miqësoreje.

Grupi do të kompletohet deri paraditen e së dielës, me skuadrën që do të zhvillojë e plotë seancën stërvitore në ora 16:00. Ndërkohë, të hënën Kombëtarja do të zhvillojë një seancë paradite.

Në orën 18:00 është programuar fluturimi nga Tirana për në Abu Dabi. Të martën e 25 tetorit ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në “Al Nahyan Stadium”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën.

Më 27 tetor delegacioni kuqezi do të kthehet në Shqipëri. Pjesa më e madhe e lojtarëve të përzgjedhur vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja (shumica pjesë e rregullt e Kombëtares).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA