Milani nuk heq dorë nga Broja, drejtuesit hedhin hapin e radhës

21/10/2022 12:22

Milani vazhdon të shprehë interesim konkret për Armando Brojën. 21-vjeçari i talentuar shqiptar, cilësohet si sulmuesi i së ardhmes te kampionët e Italisë, duke parë edhe “perëndimin” e dyshes Oliver Giroud (36) dhe Zlatan Ibrahimovic (41).

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Frederic Massara bisedon prej kohësh me njerëzit afër Brojës, ndërkohë që Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e Milanit janë takuar me Louis Bell, i vetmi ndërmjetës i sulmuesit të kombëtares shqiptare, për të diskutuar rreth të rinjve të talentuar në agjencinë e tij.

Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë sulmuesin, i cili në verë rinovoi deri në vitin 2028 kontratën me Chelsea.

Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, kampionët e Italisë janë të interesuar edhe për Hakim Ziyech, ndërkohë që anglezët duan të transferojnë Rafael Leaon në “Stamford Bridge”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA