Një gjykatës në Washington ka dënuar sot këshilltarin ish-presidentit Trump, Steve Bannon me katër muaj burg dhe $6,500 gjobë për përçmim kriminal të Kongresit, në formën e refuzimit të urdhrit të komitetit të ngritur për hetimin e trazirave të 6 Janarit.
Gjykatësi Carl Nichols, një nga emërimet e ish-presidentit Donald Trump në gjykatën federale, tha se Bannon ishte një “qytetar privat” që nuk kishte dhënë informacion e kërkuar nga komisioni, çka “nuk mund të bëhet me asnjë privilegj”.
Gjykatësi pranoi bashkëpunimin e Bannon me urdhrin e gjykatës dhe tha se merrte në konsideratë shërbimin e tij me marinën e SHBA, por shtoi se dënimi me burg nevojitej për të ndaluar që të tjerët të besojnë se nuk të refuzojnë urdhrat e detyrueshëm të Kongresit.
Gjykatësi tha se Bannon mund të qëndrojë i lirë për kohën që apelon vendimin.
Vendimi i Nichols u dha pas polemikave në gjykatë ku avokatët e Bannon dënonin komitetin dhe prokurorinë për ‘motivim politik’ si dhe mbronin sjelljen e Bannon duke thënë se përputhet me kushtetutën e SHBA.
Argumentet e ngritura nga grupi ligjor i Bannon ishin refuzuar nga gjykatësi i cili e shpalli fajtor për dy akuzat e përçmimit të Kongresit.
Prokurorët thanë në gjykatë se ish-këshilltari i Trump tashmë i kthyer komentator në rrjet, ka ndjekur “një strategji të sfidimit dhe përçmimit” duke refuzuar dëshminë në komision.
Top Channel