Gratë në pikat kërkimore të Antarktikës, objekt abuzimesh të gjera seksuale – raporti (fotot)

21/10/2022 19:25

‘Gratë australiane duhej të punonin në terren me abuzuesit e tyre, për javë me radhë”.

Një raport i fundit zbulon se gratë australiane të punësuara në qendrat kërkimore të Antarktikës kanë duruar një kulturë të gjerë predatore seksuale në një sektor të dominuar nga meshkujt.

Ato bëheshin objekt ngacmimesh dhe shfaqjesh ofenduese si materiale pornografike apo ofendime me bazë seksuale, thuhej në një monitorim të brendshëm të kulturës së stafit të stacioneve kërkimore.

Disa prej grave thonin se duhet të fshehnin periodat e tyre të menstruacioneve nga frika se paragjykoheshin si ‘inkompetente’ nga kolegët e tyre meshkuj.

Raporti thotë se femrat e punësuara detyroheshin të raciononin produktet menstruale si tamponët dhe nganjëherë duhet të improvizonin prej mungesës së tyre, thuhej në raportin e porositur nga Divizioni Antarktik i Australisë, i cili menaxhon katër stacione kërkimore, që janë me masë si qyteza të vogla në Antarktikë, madje dhe në “nën-Antarktikë” sipas zyrtarëve, që nuk shpjegojnë se çfarë do të thotë kjo e fundit.

Meredith Nash, e cila hartoi raportin, tha se gratë ndehen të pasigurta në këto vende pune prandaj nuk do të ishte etike të dërgoheshin atje derisa të sigurohen standardet e sigurisë.

“Gratë detyrohen të punojnë në terren me abuzuesit e tyre për javë me radhë, për arsyen e thjeshtë se nuk mund të largohen”, tha  Nash për rrjetin shtetëror Australian Broadcasting Corp (ABC).

Hetimi i Nash nisi pas disa ankesave ngacmimesh nga gratë e punësuara.

FOTO GALERI
2/3
Disa prej grave thonin se duhet të fshehnin periodat e tyre të menstruacioneve nga frika se paragjykoheshin si ‘inkompetente’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA