Ausilio me mision të trefishtë, cilët janë lojtarët që ndoqi në Sevilla-Valencia

21/10/2022 14:24

Tek Interi janë optimistë në lidhje me rinovimin me Milan Skriniar, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, por drejtuesit nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe kanë piketuar Mouctar Diakhaby si përforcimin për prapavijën.

25-vjeçari është pjesë e Valencias prej vitit 2018 dhe me kalimin e viteve është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës që drejtohet nga Gennaro Gattuso. Shtypi italian shkruan se Piero Ausilio ka fluturuar drejt Spanjës në mesjavë dhe ka qenë i pranishëm në takimin Sevilla-Valencia (1-1).

Drejtori sportiv i Interit ishte me mision për të ndjekur nga afër performancën e lojtarit me origjinë nga Guinea, të cilit i përfundon kontratë në fundin e sezonit. Drejtuesi i Interit kërkon të arrijë një paraakord me qendërmbrojtësin, por jo vetëm kaq.

Ausilio ka ndjekur më vëmendje edhe dy lojtarë të rinj: Tanguy Nianzou, qendërmbrojtësin dhe shkatërruesin 20-vjeçar të Sevillas, dhe Yunus Musah, mesfushorin 19-vjeçar të Valencias. Tre futbollistët e nisën si titullarë sfidën e La Liga-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA