Tjetërsimi i pronave në bregdet/ Në pranga ish kreu i qarkut Vlorë dhe ish kreu i Kadastrës
20/10/2022 08:03
Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet.
Hetimet nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe Ashk.
Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani.
Arrestimi i tij vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.
Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe AMTP.
Top Channel