Silvio Berlusconi flet për miqësinë ‘e ngushtë’ me Putin: Nëse opinioni im del në shtyp, është një katastrofë (fotot)

20/10/2022 16:46

Silvio Berlusconi, i cili me partinë e tij do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar në Itali, ka shkaktuar sërish zhurmë teksa mburrej në një regjistrim për lidhjet e tij të forta me liderin rus Vladimir Putin, për të cilin thoshte e “kemi këmbyer letra të sinqerta” dhe se “është mes pesë miqve të mi më të ngushtë”.

Komentet e tij erdhën nga një regjistrim audio i publikuar nga rrjeti vendas audio LaPresse, ku Berlusconi shtonte se Putin i kishte dërguar njëzet shishe vodka për ditëlindje, si dhe “një letër shumë të dashur”.

Ai shtonte më tej: “Unë iu përgjigja dhuratës së tij me disa shishe Lambrusco dhe një letër gjithashtu dashamirëse”.

Më tej Berlusconi shkruante se rivendosja e lidhjeve mes tyre mund te ishte “pak më shumë se ç’duhet”.

“Ministrat rusë kanë thënë disa herë se ne jemi në luftë sepse po i dërgojmë armë Ukrainës. Por unë nuk mund të jap opinionin tim personal pasi nëse do të dilte në shtyp, do të ishte një katastrofë”, thotë Berlusconi në regjistrimin qe pritet te shkaktojë zhurmë.

Partia e tij Forza ka dhënë sot sqarime për komentet eksplozive duke sugjeruar se lideri i saj  po fliste për kontakte të mëparshme me Kremlinin dhe insistonte se qëndrimi i tij për Rusinë është në të njëjtën linjë me atë të Evropës dhe SHBA.

Episodi pritet të kthehet në një problem për Giorgia Meloni, e cila përgatitet të emërojë qeverinë e saj, ku do të përfshihen disa figura të partisë Forza Italia.

Pas fitores së zgjedhjeve të muajit të kaluar Meloni ka kërkuar të sigurojë aleatët perëndimorë se do të mbështesë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Ajo është në koalicion me Silvio Berlusconi e Matteo Salvini – të cilët rrjeti britanik BBC i quante “të dy Putinofilë të njohur”.

Berlusconi ka qenë tre herë kryeministër i Italisë dhe me rrjetin e tij Mediaset, konsiderohet si komandanti informacionit në mendjen e italianëve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA