SHBA “i tërheq veshin” Hungarisë: Kujdes jeni aleat perëndimor, jo me Putin

20/10/2022 13:07

Ambasada e SHBA-së në Budapest ka reaguar pas disa javësh komente anti-amerikane nga qeveria e Viktor Orban mbi luftën në Ukrainë.

Një video një minutëshe e postuar nga ambasada këtë javë në Twitter prezantoi pesë komente kundër SHBA-së nga figura të qeverisë ose aleatët e tyre mediatikë.

Shikuesve iu kërkua të merrnin me mend nëse komentet erdhën nga presidenti rus Vladimir Putin apo njerëzit e liderit hungarez.

Përgjigja e duhur, çdo herë, ishte Skuadra Orban.

Komentet përfshijnë: “[SHBA] është përfituese e luftës, kështu që vështirë se është e interesuar ta përfundojë atë shpejt.” Kjo deklaratë vinte nga kreu i një instituti të financuar nga qeveria.

Ambasada i kujton qeverisë hungareze se Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë dhe ndërsa agresioni rus i kërcënon të gjithë, ata duhet të qëndrojnë së bashku, jo të ndarë.

Pyetësori i shkurtër i ambasadës amerikane është i trajtuar me ironi, pasi përkon me fillimin e një “konsultimi kombëtar” të 14-të në Hungari, në të cilin qeveria e zotit Orban paraqet një formular të sajin, që përfshin shtatë pyetje për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA