Qeveria Truss drejt kolapsit, së fundmi i shtohet dorëheqja e sekretares së brendshme

20/10/2022 12:56

 Vetëm pak orë pasi e cilësoi vetën si një luftëtarë kryeministrja britanike mori një tjetër goditje, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dha dorëheqjen, duke e cuar qeverinë një hap më pranë kolapsit.

Anëtarja e lartë e qeverisë u largua nga posti i saj me një sërë kritikash ndaj Truss, dhe një votim i Dhomës së Komunave precipitoi në ashpërsi dhe akuza për bulizëm.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se ajo dha dorëheqjen pasi kishte shkelur rregullat duke dërguar një dokument zyrtar nga llogaria e saj personale e emailit. Ajo përdori letrën e saj të dorëheqjes për të kritikuar kryeministren Truss, duke thënë se kishte “shqetësime për drejtimin e kësaj qeverie”.

“Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime, të vazhdosh sikur të gjithë nuk mund të shohin se ne i kemi bërë ato dhe të shpresosh se gjërat do të zgjidhen në mënyrë magjike nuk është një politikë serioze”, tha ajo.

Zonja Braverman është një figurë popullore në krahun e djathtë të Partisë Konservatore dhe një kampione e politikave më kufizuese të imigracionit, e cila kandidoi pa sukses për drejtimin e partisë këtë verë, një garë e fituar nga zonja Truss.

Braverman u zëvendësua si sekretare e Brendshme, ministri përgjegjëse për emigracionin, ligjin dhe rendin, nga ish-ministri i kabinetit, Grant Shapps. Ai është një mbështetës i politikanit Rishi Sunak, ish-shefit të Thesarit i mposhtur nga zonja Truss në raundin e fundit të garës për drejtimin e partisë konservatore.

Truss u përball me më shumë trazira në Parlament të mërkurën në mbrëmje në një votim mbi prodhimin e energjisë nga gazi argjilor. Zhvillimet dramatike erdhën disa ditë pasi zonja Truss shkarkoi shefin e saj të Thesarit, Këasi Këarteng, të premten pasi paketa ekonomike që dyshja paraqiti më 23 shtator, tronditi tregjet financiare dhe shkaktoi një krizë ekonomike dhe politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA