Protestë pas aksidentit! Elbasan, një ditë më parë një makinë goditi në rrugë një 4-vjeçar
20/10/2022 15:28
Banorët e lagjes “5 Maji” në Elbasan kanë protestuar pas aksidentit të rëndë një ditë më parë ku një mjet goditi një fëmijë 4 vjeç në derën e shtëpisë.
Banorët kërkuan shtimin e sigurisë në rrugë me vendosjen e pengesave të shpejtësisë në rruge dhe shtim të sinjalistikës.
Sipas tyre aksidentet në këtë segment janë të shpeshta.
Segmenti rrugor u bë problematik për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve pas rikonstruksionit të rrugës. Pasditen e së mërkurës një mjet me shpejtësi aksidentoi një fëmijë 4 vjeç duke e plagosur rëndë.
Top Channel