Miratohen kreditë e buta/ Këshilli bashkiak i Tiranës do mbështesë 459 çifte të reja

20/10/2022 12:57

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për kreditë e buta që ndihmojnë çiftet e reja të cilët kanë vështirësi për strehim. kreu i bashkisë tha gjatë mbledhjes se pavarësisht kohës së vështirë që po kalojmë për shkak të luftës bashkia ka si prioritet ndihmën ndaj personave në nevojë.

“Nga thirrja e këtij viti janë deklaruar të rregullta 727 aplikime. Jemi në një stinë lufte, inflacioni dhe krize. Siç qeveria po ndihmon shtresat në nevojë, pensionistët, ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, detyra jonë është, sidomos me familjet e reja, me studentët apo me abonentët e UKT, të bëjmë tonën, për aq sa të zgjasë kjo krizë. Për këto 459 familje të reja i kemi gati që sot, që të deklarohen fitues, ndërkohë që 268 të tjerë ne do t’i kemi në një listë pritje”- tha Veliaj

Në mbledhje u miratuan dhe vendimet për abonentë falas të studentëve dhe  subvencionimi me  50% i tarifës së konvikteve për studentët.

“Për të gjithë studentët që kanë Kartë Studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. “Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%.”- tha Veliaj.

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë. Ai po realizon një dokumentar, i cili do të transmetohet së shpejti në të gjitha mediat amerikane. Në nisje të mbledhjes, aktori me origjinë shqiptare përshëndeti anëtarët e këshillit bashkiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA