Kriza prek Eurovizionin, tërhiqet edhe Bullgaria: Kushton shumë!

20/10/2022 16:22

 Bullgaria është bërë vendi i fundit që thotë se nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin konfirmuar tashmë se nuk do të merrnin pjesë në spektaklin e madhe të muzikës në  vitin 2023 për shkak të rritjes së tarifës së hyrjes.

BBC News i është thënë se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të garimit të Rusisë.

EBU,e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023.

Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion paund.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk arritën të kalojnë fazën gjysmëfinale të konkursit të këngës të këtij viti.

BBC pritet të shpenzojë midis 8 dhe 17 milion paund për të organizuar ngjarjen majin e ardhshëm, në emër të Ukrainës, e cila fitoi konkursin e këtij viti.

Liverpool u zgjodh si qyteti pritës pjesërisht për shkak të “ofertës së tij kulturore që e vendos Ukrainën në zemër” të ngjarjes .

Rusia dikur ishte një kontribues i rëndësishëm financiar në spektakël, por ajo u përjashtua pas pushtimit të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA