Në futboll nuk janë të pakta rastet kur konflikt lind edhe mes shokëve të skuadrës. Madje, shpesh lojtarët nuk janë përmbajtur dhe e kanë nisur sherrin në fushë, por nuk është ky rasti që po trajtojmë.
Fjala është për futbollistin e Brisbane Roar, Charlie Austin i cili pas një ndeshje gjatë kampionatit australian u kap me njërin prej shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes, më saktë me mbrojtësin Connro Chapman. Ish-sulmuesi i QPR, i kërkoi llogari mbrojtësit ndërsa nuk munguan edhe fyerjet ndaj tij.
“Çfarë dreqin po bëm Chappo, leje atë top të dalë jashtë. Iu dhurove një goditje këndi dhe ata shënuan, gabova dy herë. Çfarë po bën mik? Edhe te U12 nuk i bëjnë ato gafa, këtu bëhet fjalë për futbollin profesionist. Mbrohu dhe kaq”, u shpreh Austin.
Megjithatë, Chapman nuk ngurroi t’i përgjigjej Austin duke i thënë se edhe ai nuk e ka përmbushur detyrën për të shënuar gol.
Top Channel