Apartamenti me vlerë 270 mijë euro, i sekuestrohet 32-vjeçarit të dënuar për tregtim të lëndëve narkotike

20/10/2022 16:29

Prona me vlerë 270 mijë euro e një 32-vjeçari nga Lushnja, i dënuar më parë për tregtim të lëndëve narkotike janë sekuestruar këtë të enjte.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03 tetor, u bë sekuestrimi i apartamentit që shtetasi me iniciale M.K. zotëronte në Tiranë.

Policia njofton se nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

I riu është dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA